Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të edukimit KAEF

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë të premten në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni Amerikan i Kosovës për Edukim (Kosova American Education Fund – KAEF).

Në mesin e shumë mysafirëve, kryeministri ishte folës kyç në këtë mbrëmje.

Ai tha se është kënaqësi për të që të jetë në mesin e liderëve të talentuar të Kosovës, për të shënuar dhe nderuar arritjet e jashtëzakonshme të KAEF-it dhe kontributin e gjithsecilit prej bursistëve për të ardhmen e vendit.

Madje, Kurti u shpreh se Qeveria e Kosovës, e mbështetët plotësisht misionin e KAEF-it, duke e njohur faktin se investimin në rini është investim në të tashmen dhe në të ardhmen e vendit tonë.

“Për tash e dy dekada, KAEF ka ofruar 117 bursa të plota studimi në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar kështu një rrejt profesionistësh që kthehen në Kosovës me aftësi të vlefshme dhe përkushtim për t’i rritur dhe vënë në shfrytëzim ato. Bursistët e diplomuar të KAEF-it kanë udhëhequr nisma të ndryshme në qeverisje, në sektorin privat, në organizata ndërkombëtare, duke kontribuar dhe ndihmuar përparimin e vendit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefi i Teknologjisë në Kabinetin e Kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu janë të diplomuar të KAEF-it.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika