Hamza vizita tek bizneset: Do ta mbështes sektorin privat, përveç kompanive duhet të fitojnë edhe punëtorët

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar Rreze Company në Skenderaj, e cila është një fabrikë e stiroporit dhe rrjetave të fasadës.

Hamza ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, ai do të mbështesë bizneset që të rriten dhe të fuqizohen, që ato më pas të ngrisin pagat dhe të përmirësojnë kushtet për punëtorët.

“Një sukses i krijuar me shumë punë, me shumë përkushtim. Unë do ta mbështes sektorin privat dhe bizneseve do u krijojmë mundësi të investojnë dhe fitojnë më shumë, por njëkohësisht duhet të fitojnë më shumë edhe punëtorët”, ka thënë Hamza.

Hamza është zotuar se me një partneritet më të mirë mes shtetit dhe bizneseve, ai do ta zhvillojë më shpejt ekonominë e Kosovës dhe do të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve në sektorin privat.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika