G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rusisë

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7 konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksperteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të shtunën, të miratuar në “mbështetje të Kievit, ndërsa po mbushen një mijë ditë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës”, transmeton Reuters përcjell Dukagjini.


Italia ka presidencën e radhës së G7, pjesë e së cilës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Franca, Gjermania dhe Britania.

“G7 konfirmon angazhimin për të vënë masa të ashpra ndaj Rusisë, përmes sanksioneve. Qëndrojmë të bashkuar përkrah Ukrainës”, thuhej në deklaratë.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika