Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Marko Dantiqit, i cili të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitiy 2023.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurit M.D, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar””, thuhet në përgjigjën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Marko Dantiq është arrestuar një ditë më parë për sulmet e majit të vitit 2023.