Gara: Fokusi jonë janë pesë varrezat masive në Serbi

Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre. Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, fajësojnë shtetin serb për mos hapjen e arkivave

Gërmime në Bishtazhin të Gjakovës/ 20 Tetor 2023

Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre. Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, fajësojnë shtetin serb për mos hapjen e arkivave.

Një nga kërkesat që vazhdon ta ketë pala kosovare është vënia në dispozicion të listës me 16 varreza masive në Serbi, të cilat kanë qenë të konfirmuara që nga viti 2001.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur thotë për Ekonomia Online se synim i tyre mbeten lokacionet në Serbi, ndërsa së fundmi presin që të nisin gërmimet në tri lokacione në Kosovë. gara thekson se deri më tani janë fokusuar në pesë varreza masive që janë varrosur më shumë se 900 viktima të luftës.

Gara thotë se pas luftës, nga gjashtë mijë persona të zhdukur kanë arritur t’i zbulojnë rreth 73 për qind të rasteve.

“Këto 25 vite është shumë e rëndësishme që çështja e personave të zhdukur me forcë, përkatësisht çështja e personave të rrëmbyer të zhdukur gjatë luftës, vazhdon të mbetet çështje prioritare. Por vazhdon të mbetet plagë e madhe për familjen dhe shoqërinë. Pa dashur në asnjë rrethanë që një proces të rëndësishëm të interpretojmë në terma statistikor duhet të theksohet që këto 25 vite nga më shumë se gjashtë mijë persona të zhdukur, tani më diku rreth 73 për qind e rasteve janë zgjidhur. Nënkupton një angazhim dhe përpjekje e vazhdueshme derisa nuk ndriçohet fati i tyre asnjëherë nuk mund të themi se është bërë mjaftueshëm për këtë kategori”, u shpreh Gara.

Gara thotë se përkundër takimeve të shpeshta me Serbinë, kjo e fundit refuzon t’i hap arkivat që ndihmojnë në këtë proces.

 “Çështja e personave të zhdukur me forcë vazhdon të jetë permanente deri në zgjidhjen e plotë të kësaj problematike. Procesi është përballues me dy sfida që ndërlidhet me mungesën e informacioneve të besueshme dhe mungesë të bashkëpunim të palës serbe. Në rastin e mungesës së besueshme është çështje apo problematike që ndërlidhet drejtpërdrejtë me këtë qasjen politizuese të institucioneve të Serbisë kundrejt këtij procesi, që mbi të gjithash nënkupton mosgatishmërinë e palës serbe, të dhënat e arkivave të tyre, përkundër kërkesave të shumta. Serbia vazhdon të mos ndajë arkivat e tyre, për më keq vazhdon me qasje politizuese. Gjatë këtij viti janë nëntë takime ato rajonale dhe ato takime dypalëshe. Serbia nuk ka reflektuar asnjëherë të bëjë adresimet e nevojshme, gjatë këtij viti është bërë një zgjidhje praktike që kanë vazhduar takimet në pjesën tjetër të delegacionit”, thotë Gara.

Gara potencoi se në mes të këtyre gjashtë muajve të parë të këtij viti kanë adresuar pesë lokacione të gërmimit dhe në Serbi nuk ka pasur asnjë.

Në takimin dy palësh që kanë bërë, Gara deklaron se një numër i konsiderueshëm i viktimave në masakra po vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur dhe që brenda territorit të Kosovës kanë arritur të kenë proceduar 19 lokacione dhe të gjitha kanë rezultuar me raste mbetje mortore.

“Në takimin e dytë punues ne jemi dakorduar në mes atyre gjashtë muajve të parë të vitit kemi adresuar të paktën pesë lokacione të gërmimin, në Serbi nuk ka pasur asnjë. Jemi dakorduar të kemi lokacionet e Serbisë, kemi lokacionin Kozarevë e Batajnicë. Një numër i konsiderueshëm i viktimave në masakra vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur, duhet të paktën të jenë edhe 58 viktima në këtë lokacion. Një nga kërkesat ka qenë që Serbia të vënë në dispozicion listën e 16 varreza masive për të cilët është konfirmuar qysh nga viti 2001. Deri më tani kemi arritur që të fokusohemi në pesë varreza masive që janë gjetur që janë varrosur më shumë se 900 viktima të luftës. Nuk e dimë që këto pesë varreza masive janë pjesë e këtyre 16 varreza masive”.

“Brenda territorit të Kosovës kemi arritur të kemi të proceduar 19 lokacione dhe sigurisht të gjitha kanë rezultuar me raste mbetje mortore. Kemi edhe tre katër raste, jemi të angazhuar në zbatimin e këtyre urdhëresave. Deri më tani janë afro 2,800 lokacione brenda Kosovës, të cilat kemi qenë të angazhuar, sfidë shqetësuese mbesin lokacionit në territorin e Serbisë”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika