Një polic dyshohet se u përfshi në një rrahje në Ranillug

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj dyshohet se u përfshi në një rrahje në Rainillug në orët e hershme të së shtunës. 

Në raportin e PK-së thuhet se dy persona kishin kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një ngjarje. Policia ka thënë se ka kuptuar se një nga të dyshuarit ishte zyrtar policor. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa është informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. 

“Ranillug /16.11.2024-02:20. Pas marrjes së një informate se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kuptuar se të involvuarit në këtë rast ishin dy të dyshuarit meshkuj/k, (njëri nga ta pjesëtarë i PK-së), ku që të dy kishin lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar IPK-ja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika