Foda konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Lituanisë – kërkon nga ekipi përkushtim maksimal

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, shprehu kënaqësinë për paraqitjen ndaj Rumanisë dhe theksoi se fokusi tani është te ndeshja me Lituaninë, duke konfirmuar mungesën e Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës për shkak të kartonëve

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot (e diel) një konferencë për shtyp para ndeshjes me Lituaninë.

‘Dardanët’ do të luajnë nesër (e hënë) ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku do të jenë nikoqir të Lituanisë në ‘Fadil Vokrri’.

Para fillimit të këtij takimi tashmë ka folur edhe tekniku gjerman, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen ndaj Rumanisë dhe tha se fokusi tashmë është vetëm tek kundërshtari i nesërm.

“Nuk do të jetë problem. Ekipi ka luajtur shumë mirë në Rumani. Më e rëndësishmja është që ne jemi rikuperuar. Kemi mbërritur shumë vonë dhe tani po përgatitemi për lojën e ardhshme”.

“Edhe pas ngjarjes së fundit në Rumani, prapë se prapë ekipi ka vetëbesim. Kemi treguar lojë të mirë në Rumani”.

Kemi treguar lojë të mirë në sulm e në mbrojtje. Do të përgatitemi tani për lojën e ardhshme ndaj Lituanisë”, ka thënë fillimisht Foda.

Tekniku gjerman në vazhdim konfirmoi mungesat e kapitenit Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovës, për shkak të grumbullimit të kartonëve.

“Do të mungojnë Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova. Këta dy lojtarë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm për lojën e radhës ndaj Lituanisë. Kemi opsione të mjaftueshme. Kemi Alitin, Hotin, Krasniqin dhe të tjerët”.

Në vazhdim ai foli edhe për Lituaninë duke thënë se janë një ekip mjaft kompakt dhe që luajnë mirë me kundërsulme.

“Lituania e ka një ekip mjaft kompakt. E kam përcjellur ndeshjen e Lituanisë në Rumani dhe edhe pse nuk ka marrë pikë nga ajo sfidë, ka luajtur shumë mirë”.

“E rëndësishme është që të dalim përtej limiteve tona dhe të japim 100 për qind të cilësive tona. Duhet ta kemi pasionin dhe energjinë sikur që e kishim me Rumaninë”, përfundoi ai./Telegrafi

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika