Mbahet takimi ndërqeveritar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Të hënën, më 18 nëntor, në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Më 5 gusht, në Shkup, kryeministri Albin Kurti, u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në vizitën e parë të punës dhe takimin e parë dypalësh mes tyre.

Të hënën, më 18 nëntor, në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, delegacionet e dy qeverive pritet të mbërrijnë në kryeqytet nga ora 10:30 deri në 10:45.

Takimi do të nisë me një ceremoni zyrtare dhe fotografinë e përbashkët të dy liderëve, kryeministri Albin Kurti dhe homologut të tij, Hristijan Mickoski.

Pas ceremonisë, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim bilateral, që do të pasohet nga bisedime të tjera mes ministrave të dy qeverive.

Gjatë mbledhjes pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale, që do të kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Pas nënshkrimit, të dy liderët do të mbajnë një konferencë për media.

Takimi do të përfundojë me një drekë zyrtare.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika