Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin për punën e tyre

Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, sot nuk u lejuan sërish të hyjnë në ndërtesë, ndërsa janë në pritje të një liste zyrtare që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, teksa në vendin e tyre janë sjellë punëtore të reja nga e njëjta kompani kontraktuese

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat janë në grevë për rreth tre muaj, këtë të hënë u paraqitën sërish në Kuvend me dokumentet e tyre të punës, siç ishte kërkuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Megjithatë, siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, edhe këtë herë, atyre nuk iu lejua hyrja në ambientet e institucionit.

Sipas punëtoreve, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit, tabelat me mbishkrimin “Jemi në grevë” janë hequr, duke dhënë sinjale se situata po shkon drejt një zgjidhjeje.

Nga brenda Kuvendit, është vërejtur prania e punëtoreve të reja teknike, të cilat janë punësuar nga e njëjta firmë kontraktuese e pastrimit, e kjo ka ndodhur pa asnjë paralajmërim të premten e javës së kaluar.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika