Një grua është gjetur e vdekur të dielën në banjën e një shtëpie në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç thuhet në raportin e Policisë, mjeku ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja të dhunës në trupin e saj.
“Fushë Kosovë NN. Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML.