Mbledhja e përbashkët – Kurti pret me ceremoni zyrtare delegacionin maqedonas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti me ceremoni zyrtare delegacionin maqedonas, ndërsa dy qeveritë pritet të zhvillojnë një mbledhje për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të hënë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin e tij.

Ceremonia e pritjes është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku pastaj do të zhvillohet një takim i përbashkët mes dy qeverive.

Pas ceremonisë, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një mbledhje ndërqeveritare, e cila pritet të nisë në mesditë.

Në këtë mbledhje, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dypalëshe.

Në vazhdim të vizitës, kryeministri Kurti dhe homologu i tij Mickoski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat, e cila pritet të zhvillohet rreth orës 14:00.

Pas takimit, të dy liderët do të japin deklarata për mediat.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika