Mickoski: Bashkëpunimi me Kosovën do të forcohet, tregtia do të kalojë gjysmë miliardë euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se marrëdhëniet miqësore me Kosovën do të avancohen, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik mbi gjysmë miliardë euro dhe lehtësimin e kalimeve ndërkufitare

Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që u mbajt sot në Prishtinë, u diskutua mbi marrëveshjet e reja të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka falënderuar homologun e tij, Albin Kurti, për mikpritjen, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë mes dy shteteve është i rëndësishëm për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Mickoski ka potencuar se, pavarësisht se asnjë prej shteteve nuk ka gjithçka që i nevojitet, ato mund të përfitojnë nga ndihma reciproke.

“As ne, as ju nuk i kemi të gjitha gjërat që na duhen. Ndonjëherë, ju keni diçka që na duhet neve dhe e kundërta, dhe kjo është arsyeja pse duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka theksuar ai.

Mickoski foli për një qëllim ambicioz të dy qeverive, duke përmendur se bashkëpunimi ekonomik duhet të arrijë mbi gjysmë miliardë euro dhe të rritet në vitet që vijnë, duke sjellë përfitime të ndërsjella për të dy shtetet.

Mickoski theksoi se marrëveshja për energjinë do të hapë mundësinë për lidhje të reja mes dy shteteve, veçanërisht për gazin dhe energjinë.

Po ashtu, u njoftua se shumë shpejt do të hapet një pikë kufitare, që do të përshpejtojë lëvizjen e qytetarëve ndërmjet dy shteteve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika