Kurti: I gatshëm të mbaj mbledhjen e tretë me Qeverinë e Shqipërisë

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë dhe interesin e tij për të mbajtur një mbledhje të tretë me Qeverinë e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbajtur një mbledhje të tretë me Qeverinë e Shqipërisë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy shteteve ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Në një deklaratë për media, Kurti ka theksuar se deri tani janë nënshkruar 58 marrëveshje mes dy vendeve në dy mbledhjet e përbashkëta të mbajtura dhe se zbatimi i këtyre marrëveshjeve ka shkuar shumë mirë.

Ai gjithashtu theksoi se, pavarësisht që nuk ka pasur mbledhje të tjera në këtë mandat, bashkëpunimi dhe implementimi i marrëveshjeve ka qenë më efikas se ndonjëherë tjetër.

“Sa i përket mbledhjes me Republikën e  Shqipërisë, tash i kemi mbajtur dy mbledhje jemi barazuar me Maqedoninë e Veriut, por unë jam i gatshëm, i vullnetshëm i interesuar që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Shqipërisë. Përndryshe 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht që nuk kemi pasur mbledhje të tretë në këtë mandat, ka shkuar jashtëzakonisht mirë, dhe më mire se në të gjitha mandatet e më hershme”, ka deklaruar Kurti në konferencë të përbashkët për media me homologun e tij maqedonas.

Mbledhja e dy qeverive kishte dështuar të mbahej në qershor të vitit të kaluar, pas anulimit të pjesëmarrjes nga kryeministri Rama, shkaku i dallimit në qëndrime me kryeministrin Kurti.

Edhe pse takimi nuk u mbajt, Kosova dhe Shqipëria nënshkruan dhjetëra marrëveshje nga distanca, shumica e të cilave, sipas Qeverisë së Kosovës, janë zbatuar.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika