Arrestohet polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident rrugor me veturë zyrtare.

IPK-ja bëri me dije të hënën se aksidenti ka ndodhur më 5 nëntor në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, derisa po trajtohej në QKUK.

Inspektorati bëri me dije se me urdhër të prokurorit, zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” në një aksident trafiku me veturë zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur më 05.11.2024 rreth orës 05:00 në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë. Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë. Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se lëndime të rënda trupore kishte pësuar vozitësi i veturës Skoda Karoq, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë. Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit. Dje në orët e pasdites IPK është njoftuar nga Policia e Kosovës se qytetari i lënduar si pasojë e këtij aksidenti fatkeqësisht ka ndërruar jetë kurse trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë”, thuhet në njoftim.

Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit.

“Në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit, sot nga IPK është arrestuar zyrtari policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika