Gati një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende në fazën e hetimeve

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra në prani të fëmijëve të saj, nëntorin e vitit të kaluar, kanë kërkuar që prokuroria që sa më shpejtë të ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarve për vrasjen e saj. Ndërkohë që prokuroria është ende në fazën e hetimeve, ndonëse edhe pak ditë bëhen një vit që nga vrasja e saj

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Fillimisht si grabitje e armatosur e më pas si vrasja më e rëndë që ka ndodhur në Kosovë.

Vrasja e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 nëntorit të kaluar, kishte tronditur vendin.

Pak ditë pas vrasjes, në pranga përfundoi burri i saj Naim Murseli, si i dyshuari kryesor që porositi e pagoi për vrasjen e saj.

Pas Murselit, u arrestuan edhe Granit Plava që dyshoi se kreu vrasjen, dhe Kushtrim Kokalla si i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprësn penale.

Megjithëse edhe pak ditë bëhen një vit nga vrasja e 30 vjeçares, prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas një përgjigje për Dukagjinin, kanë thënë se ende janë në fazën e hetimeve për këtë rast. 

“Lidhur me pyetjen tuaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se lënda në fjalë është në fazën e hetimeve, në momentin që do të vendoset lidhur me epilogun e rastit, do të japim informacionet e nevojshme, kurse momentalisht nuk mund të ofrohen informata tjera lidhur me këtë rast”, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në anën tjetër, familja e Liridona Ademajt thotë se tashmë është bërë e qartë se gjithçka ishte organizuar nga ish-burri, Naim Murseli.l

Leonard Ademaj – Vëllau i Liridona Ademajt tha se “Tash po bëhet 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridones ështe një ndër rastet më të rënda që i ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të pergatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këte ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovës.Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në menyrë shumë dinake. Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryej këtë punë. Kushtrimi i kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat sipas Kushtrimit.”

Leonard Ademaj, vëlla i Liridona Ademajt, ka thënë se mbesin në kontakt me fëmijët që janë në Suedi, dhe ka shkruar për shqetësimin që kanë ata.

Leonard Ademaj – Vëllau i Liridona Ademajt  tha se “Jemi në kontakt të vashdueshëm edhe me fëmijët të cilët gjendën nën kujdesin e socialit dhe organeve kompetente në Suedi të cilët i falenderojmë për angazhimin e tyre. Fëmijet i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës së tyre në momentin kritik që vrasja të kryhet sa më lehtë.”

Ndërkohë që sipas avokatit Arbër Jashari, prokuroria do të duhej të e përshpejtonte procedurën në këtë rast, por pa bërë lëshime që mund të ndikojnë në gjykimin ndaj të dyshuarve.

Arbër Jashari – Avokat tha se “Sa është e rëndësishme që kjo cështje të përfundojë sa më parë, aq është e rëndësishme që prokuroria të mos bëjë lëshime në këtë fazë të procesurës, sepse ato lëshime mund të kenë ndikime të keq në fazat e mëtutjeshme të gjykimit.. unë mendoj se përshpejtimi i procedurës në këtë cështje pa e dëmtu atë do të ishte në interes të madhë për publikun.”

Televizioni, për këtë kronikë ka tentuar të marrë qëndrime edhe nga avokati i Murselit, por i njëjti nuk ka pranuar të deklarohet për këtë rast.  

Naim Murseli, dyshohet se pagoinjë shumë prej 30 mijë eurosh, Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika