Unioni i Turizmit të Kosovës dhe Tursab-i i Turqisë nisin bashkëpunimin që të sjellin turistë në Kosovë

Në një Samit të mbajtur në Stamboll të Turqisë të organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës është krijuar mundësia që tur-operatorët kosovar dhe ata turq të bashkëpunojnë në mënyrë që më në fund të nis edhe sjellja e turistëve turq në Kosovë me ture dhe me oferta, të cilat u prezantuan nga disa kompani vendore

Mbi 50 tur-operator të suksesshëm nga Turqia gjithë vëmendjen e kanë tek bukuritë e Kosovës.

Atyre po i prezantohen trashëgimia kulturore dhe  bukuritë natyrore të Kosovës por jo krejt rastësisht.

Kjo po ndodhë pasi që është arritur një marrëveshje bashkëpunimi në mes  Unionit të Turizmit të Kosovës dhe ndër shoqatat më të mëdha të turizmit në Turqi “Tursab” për tu bërë në gjë e tillë në hapësirat e tyre.

Pos prezantimit të të mirave të Kosovës, të pranishëm në këtë samit të organizuar në Stamboll ishin edhe tur-operator nga Kosova të cilët patën mundësi nga afër të ia prezantojnë ofertat e tyre bashkëpunëtorëve potencial turq.

Krejt qëllimi ishte që jo vetëm kosovarët të kenë oferta për vizita në Turqi, por kjo të bëhet edhe për qytetarët turq, në mënyrë që të vizitohet Kosova.

Drejtori i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha që është i gëzuar se gjithë ky organizim duket se doli të ishte produktiv.

Baki Hoti – Unioni i Turizmit të Kosovës tha se “Pavarësisht që ne mendojmë që turqit dijnë shumë për Kosovën ne realisht e kuptuam që shumë pak dijnë për Kosovën. Andaj, ishte një mundësi shumë e mirë me bashkëpunim me mbi 12 tur-operator që paketat turistike të tyre u munduan të i promovojnë dhe caktojnë takime dhe marrëveshje bashkëpunimi me gjithë këta tur operator nga Turqia që ishin mbi 50 mendoj që ka pas një efekt shumë pozitiv”

Anëtari i bordit të Unionit nga Prime Travel, Fisnik Dragusha i vuri theks të veçantë faktit që Kosova pas këtij hapi do të fitoj edhe financiarisht.

Sipas tij, vullneti i homologëve të tyre turq për të bashkëpunuar në këtë drejtim nuk ka munguar aspak.

Fisnik Dragusha – Prime Travel tha se “Përtej falenderimeve dhe politikave të bashkëpunimit që vec se e dimë që e kemi, është koha të bëjmë biznis. Sic duket pjesmarrja që ishin këtu edhe e operatorëve dhe fuqizimi që iu dha nga zv.presidenti i Tursabit ishte shumë konkret dhe i ftuan haptas që mos të i fusin klientët për vizita ditore në Kosovë por të akamodohen dhe të bëjnë disa net qendrimi në Kosovë që nënkupton t’i sjellin disa lek në Kosovë”

Në gjithë këtë organizim nuk kanë munguar as përfaqësues të shtetit të Kosovës. Në emër të Republikës e pranishme ishte zv.Kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi. “Kjo nuk është vetëm një sipërmarrje ekonomike, është një vizion i përbashkët për përmirësimin e rajonit tonë, i cili buron nga lidhjet tona të ngushta, miqësia historike dhe ngjashmëritë e thella kulturore”, tha ajo para të pranishmëve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika