Kurti për “Dardanët” pas fitores ndaj Lituanisë: Krenar me qëndrimin e pathyer

Pas fitores së Kosovës ndaj Lituanisë me rezultat 1:0, kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar "Dardanët" për suksesin, duke theksuar lojën e bukur dhe qëndrimin e pathyer që treguan në Ligën e Kombeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë shikimit të ndeshjes Kosovë - Lituani, 18 nëntor 2024.

Pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Lituanisë me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur krenarinë për performancën e dardanëve.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e fitores dhe frymën luftarake të ekipit.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për të fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi të tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti.

Kjo fitore e vendos Kosovën në vendin e dytë në grup me 12 pikë, ndërkohë që ende nuk është regjistruar rezultati i ndeshjes së ndërprerë me Rumaninë.

Rumania kryeson grupin me 15 pikë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika