Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është paraqitur të martën në Gjykatë për akuzat për mosdeklarim të pasurisë, duke u deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur të martën në Gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, Gërvalla ka deklaruar se është e pafajshme.

Prokurori në leximin e aktakuzës ndaj Gërvalles, ka thënë se e njëjta akuzohet për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, meqë e njëjta nuk kishte deklaruar asnjë të hyrë të bashkëshortit të saj, nuk e ka deklaruar në tërësi një pronë kadastrale si dhe nuk e ka deklaruar biznesin e saj në Gjermani.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, vitin e kaluar kishte ngritur aktakuzë ndaj Gërvalles, pas pretendimeve se Gërvalla nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë, më 22 mars të vitit 2021, sipas ligjit.

Gërvalla, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre, ka munguar në seancën e kaluar më 7 nëntor, duke theksuar se kishte një udhëtim zyrtar.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika