Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetim në Gjakovë, pasi një grua u ankua se bashkëshorti i saj nuk është trajtuar si duhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Në raportin policor thuhet se burri është me probleme mendore dhe është hospitalizuar prej disa ditësh.
Autoritetet po e hetojnë rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.