I mituri i dyshuar që plagosi me thikë për vdekje një 14-vjeçar është arrestuar të martën,një ditë pas ngjarjes.
Aktualisht i dyshuari gjithashtu 14-vjeçar, ndodhet në një spital privat pasi në momentin që ka qëlluar me thikë ka çarë dorën.
I mituri ende nuk ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore dhe po ruhet me policë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’.
14-vjeçari i vrarë dhe shoku i tij i shkollës u goditën disa herë me thikë sapo dolën nga mësimi, në një rrugicë jashtë rrethimit të shkollës.
Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për 14-vjeçarin, i cili ndërroi jetë pak pas ngjarjes në spital.
Ndërkohë shoku i tij, bashkëmoshatar, ndodhet në gjende të qëndrueshme në spitalin e Traumës pasi ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.