Qeveria mban mbledhje elektronike, ndan mjete buxhetore për një vizitë në Irlandën e Veriut

Në mbledhjen elektronike, Qeveria e Kosovës ndër të tjera ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore për Komunën e Kamenicës për organizimin e një vizite në Belfast të Irlandës së Veriut

Mbledhja e 200-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, 18 prill 2024.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se, mbrëmjen e së hënës ka mbajtur mbledhjen e 232-të në mënyrë elektronike.

Sipas njoftimit, në mbledhje të Qeverisë, janë miratuar disa vendime për administratën dhe buxhetin e shtetit.

Së pari, është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr. 10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, janë ndarë mjete buxhetore për Komunën e Kamenicës për organizimin e një vizite në Belfast, të Irlandës së Veriut, me qëllim promovimin e sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimin e përvojave.

Në njoftim po ashtu, thuhet se është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes që është ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika