Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ashpërsuar përplasjet me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti për çështjen e doracakëve të edukimit seksual.
Përmes një videoje në Facebook, Bajrami ka hedhur akuza ndaj Kurtit, të cilit i është referuar si “Albin inxhineri,” duke theksuar se autorësia e këtyre doracakëve është marrë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Sa i përket doracakëve për ‘edukatën seksuale,’ nuk ka asnjë dokument apo postim me emrin tim. Por, ministrja Nagavci, me zë e figurë, ka marrë autorësinë dhe i ka prezantuar si arritje të ministrisë,” ka deklaruar Bajrami.
Deputetja ka publikuar edhe një video ku Nagavci, gjatë një fjalimi në Kuvend, konfirmon se këto kurrikula janë miratuar nga Ministria e Arsimit, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit.
Bajrami ka akuzuar Kurtin se po përhap propagandë dhe përpiqet të fajësojë të tjerët pa fakte.
“Dëgjo, Albin. Kur flasim për propagandë, sinonim i saj je vet, sepse po mundohesh të njollosësh të tjerët pa asnjë provë. Deklaratat e ministres janë në kundërshtim me tujat,” ka deklaruar ajo.
LEXO EDHE