Udhëheqësit e Hamasit largohen nga Katari, por zyrën nuk e mbyllën në Doha

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit ka deklaruar se sot(e marte) udhëheqësit e Hamasit janë larguar nga zyra e tyre në Doha.

Kjo ministri ka mohuar raportimet se Katari ka urdhëruar mbylljen e përhershme të zyrës politike të Hamasit dhe dëbimin e drejtuesve të saj.

“Nëse ka ndonjë vendim për mbylljen e përhershme të zyrës, do ta dëgjoni këtë lajm këtu ose në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i MPJ-së së Katarit, Madzhid bin Muhamed al-Ansari, shkruan Reuters përcjell Dukagjini.

 “Udhëheqësit e Hamasit që janë pjesë e ekipit negociator nuk janë aktualisht në Doha dhe, siç e dini, ata lëvizin midis kryeqyteteve të ndryshme”, është shprehur ai.

Tutje Madzhid bin Muhamed al-Ansari është shprehur se “Zyra në Doha u krijua për procesin e ndërmjetësimit – është e qartë se kur nuk ka proces ndërmjetësimi, zyra nuk ka asnjë funksion”.

Zëdehënësi i MPJ-së së Katarit nuk ka treguar se ku janë larguar udhëheqësit e Hamasit dhe nuk e përjashtoi mundësinë që Doha të rikthehet në rolin e saj si ndërmjetës.

“Pezullimi i përpjekjeve negociuese në asnjë mënyrë nuk nënkupton që ka një qëndrim të Katarit për t’u tërhequr nga përpjekjet për de-përshkallëzim ose që ka një ndryshim në pozicionin e shtetit të Katarit në lidhje me nevojën për t’i dhënë fund këtij konflikti”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika