Një vajzë dyshohet se është dhunuar nga një person i panjohur në Gjakovë, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më 18 nëntor, ndërsa në polici është raportuar nga nëna e vajzës së viktimës.
Por, ende nuk raportohet për të arrestuar.
“Gjakovë 18.11.2024 – 21:00. Me 19.11.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një i dyshuar i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti sipas policisë, mbetet nën hetime.