Pacolli: S’jam larguar nga koalicioni me Listën për Familjen, por kemi disa probleme

Behgjet Pacolli ka konfirmuar për emisionin Debat Plus se ende nuk është larguar nga koalicioni “Lista për Familjen”, por ka pranuar se mungesa e bashkëpunimit dhe konsultimeve e ka bërë të humbasë entuziazmin

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Behgjet Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re, ka konfirmuar për Dukagjinin se ende nuk është larguar nga koalicioni “Lista për Familjen”, por ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e bashkëpunimit brenda këtij koalicioni.

“Ende jo, por të jem i sinqertë, kemi disa probleme. Unë nga ana ime, në fillim kam organizuar dy takime, me iniciativën time, me anëtarët e koalicionit, dhe pas atyre takimeve nuk kam marrë asnjë feedback, asnjë telefonatë apo konsultë lidhur me listat për deputetë dhe veprimet e tjera të lidhura me obligimet që dalin nga KQZ e që duhet të ndërmerren. Kjo më ka habitur shumë dhe, për të thënë sinqerisht, kam humbur mjaft entuziazmin”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Debat Plus.

Ai ka theksuar se situata aktuale ka lënë vend për dyshime në lidhje me vazhdimësinë e tij në këtë koalicion.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika