Gjendet gruaja e zhdukur në Gjakovë, dyshohet se u sulmua seksualisht nga një person

Një grua e cila u raportua e zhdukur në Gjakovë është gjetur dhe dyshohet se ka rënë viktimë e një sulmi seksual, ndërsa i dyshuari është arrestuar

Ilustrim

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur dhe dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:55, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual”, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjakovë 18.11.2024-12:55. Lidhur me rastin është raportuar se më 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’ ndaj viktimës femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “person i zhdukur dhe sulm seksual”, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika