Kurti prezanton furnizimet e reja me armatim për FSK-në: Do të vazhdojmë investimin

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka prezantuar furnizimet e fundit me armatim për FSK-në, duke theksuar se investimet për forcimin e kapaciteteve ushtarake do të vazhdojnë

Pamje nga videoja e kryeministrit, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka shpërndarë një video në Facebook ku prezanton furnizimet më të fundit me armatim për Ushtrinë e Kosovës.

Ai ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të martës ka vizituar një nga depot e FSK-së, ku janë depozituar armatimet më të reja.

“Jam jashtëzakonisht i gëzuar për këto blerje që janë realizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja. Falënderoj nga zemra komandantin e ushtrisë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për arritjet e tyre që, për një kohë rekord prej më pak se 10 muajsh, kanë realizuar këto furnizime”, ka deklaruar Kurti në videon e publikuar.

Në shkrimin e shoqëruar në postimin në Facebook, ai ka theksuar se armatimi modern është vetëm një pjesë e furnizimeve të vazhdueshme që po bëhen për forcën e Kosovës, duke siguruar kështu mbështetje për rritjen e kapaciteteve ushtarake.

“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë,” ka përfunduar kryeministri.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika