Marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe të 2015-të, kryemintri Albin Kurti i ka cilësuar si jo të mira.
Kurti ka theksuar se ato marrëveshja janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara, dhe se sipas tij, marrëveshja e vitit 2022 ishte minimumi që mund të bëhej.
“A janë të mira marrëveshjet në Bruksel? nuk janë të mira, njëjësoj që siç kam thënë se, marrëveshja në vitin 2013 dhe 15 që nuk janë të mira, them edhe sot. Pra, ato nuk ishin marrëveshje të mira, por ato u trashëguan dhe i gjetëm. Kur u bëra km i gjeta 38 komuna, po të pyetesha nuk do të ishin aq”, ka thënë Kurti.
“Po e bëjmë më të mirën me krejt çfarë dimë e çfarë mundemi me atë që kemi trashëguar. Pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare dhe po e përfundojmë një problematikë të energjisë”, ka thënë ai.
Po ashtu, kryeministri i Kosovës tha se me këtë marrëveshje do të kursehen dhjetra miliona euro dhe do të trajtohen qytetarët në mënyrë të barabartë.
“Pas më shumë se 20 vite buxhetit do t’i kursehen dhjetëra miliona euro për mbulimin e kostove energjetike. Katër komunat do të kalojnë në inkasim dhe faturim të rregullt për pagesa për energji elektrike. Udhërrëfyesi i arritur në Bruksel do ta mundësojë këtë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti, tha se përveç energjisë, ka trashëguar edhe marrëveshje e probleme të tjera, që sipas tij, nuk ka se si t’i zgjidhë.
Muja: Pas 20 vjetëve do të fillojë faturimi për komunat veriore
Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka lavdëruar marrëveshjen për energji që është nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe të martën në Bruksel.
Meritat për këtë marrëveshje, ani pse është pothuajse e njëjta me atë që e ka nënshkruar Isa Mustafa në vitin 2015, e ka cilësuar si meritë të qeverisjes aktuale të Albin Kurtit.
“Cka ndodhi që tash ata po paguajnë, rrethanat janë të njëjta akteret janë të njëjtë, por kanë ndryshuar akterët politikë. Qytetarët e Kosovës me 14 shkurt, kanë votuar një projekt politik që nuk varet nga konjkutura dhe nga lista serbe”, ka thënë ai.
Sipas Mujës, marrëveshja në fjalë do të mundësojë shtrirjen e faturimit të energjisë edhe në katër komunat veriore, banorët e të cilave, nuk kanë paguar rrymë që 20 vjet.