Murati: 72 mijë familje përfituese nga subvencionimi i energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të masës mbështetëse për familjet e cenueshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se mbi 72 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, një masë mbështetëse për familjet e cenueshme e financuar edhe nga Bashkimi Evropian (BE).

“Edhe një lajm i mirë sot, janë mbi 72 mijë familje përfituese nga subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cenueshme. Masë kjo e cila mbështet edhe nga BE-ja. Familjet mund ta shohin online apo gjatë ditëve në vijim kur pranojnë faturat elektrike,” deklaroi Murati.

Kush Mund të Përfitojë?

Sipas ministrit, aplikimet për këtë subvencionim vazhdojnë të jenë të hapura në platformën e-Kosova.

Ai theksoi se për të përfituar, familjet duhet të plotësojnë disa kritere, përfshirë:

  • Vlera e pronave të paluajtshme në pronësi të familjes nuk duhet të kalojë 100 mijë euro.
  • Të ardhurat mesatare mujore për një anëtar të familjes duhet të jenë më pak se 150 euro.
  • Për familjet katër anëtarëshe, të ardhurat mujore totale nuk duhet të tejkalojnë 600 euro.

Murati u bëri thirrje familjeve që të aplikojnë në kohë dhe të sigurohen që plotësojnë kriteret e nevojshme për të përfituar nga kjo mbështetje financiare.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika