Musliu: Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Ligji për Këshillin e Sigurisë është “në kundërshtim me Kushtetutën”, duke theksuar se PDK-ja e pati kundërshtuar këtë projektligj, i cili sipas saj “rrezikon sigurinë kombëtare”

Kryetarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar Ligjin për Këshillin e Sigurisë, duke e cilësuar atë si “në kundërshtim me Kushtetutën” dhe një rrezik për sigurinë kombëtare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu ka theksuar se PDK-ja e kishte kundërshtuar projektligjin në Kuvend.

“Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj, por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm fansat e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale”, ka shkruar ai.

Musliu paralajmëroi se PDK-ja nuk do të lejojë “shkatërrimin e shtetit nga ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij”.

Kritikat e deputetes vijnë një ditë pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të kthyer Ligjin për Këshillin e Sigurisë në Kuvend për rishqyrtim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika