“Kosova ka ekonomi të bazuar në tregun e lirë”, Avdiaj: Ajo duhet të i rregullojë vet çmimet

Ekonomisti, Besnik Avdiaj ka deklaruar se thënë se vendi ynë, Kosova ka një ekonomi e cila është e bazuar me tregun e lirë edhe me Kushtetutës. Ai theksoi se “grushti i hekurt” i institucioneve duhet të jetë minimal derisa nuk i cënon asnjërën palë.

Avdiaj në “Debat Analizë” tha se ekonomia e Kosovës duhet ta ketë rolin kyç në rregullimin esencial të çmimeve përmes “mashave” apo ofertave në nivel vendi në produktet, industritë dhe sektoret e caktuara.

“ Kosova ka ekonomi të bazuar në tregun e lirë dhe me kushtetutë. Grushti i hekurt I institucioneve dhe shtetit në rregullimin ekonomik duhet të jetë minimal derisa nuk e cënon njërën apo tjetrën palë. Vendimet qeveritare ku vazhdimisht janë marrë vendime që  e kanë përkrahë një pale, konsumatorëve, familjet e cënueshme, ekonomitë me skema sociale. Anën tjetër I ka ra shkelm bizneseve. Përcaktimi I çmimeve tavan nuk I bjen tamon secilit biznes. Është ndërhyrje drastike dhe e vrazhdë në rregullimin ekonomik. Ekonomia e Kosovës duhet të i rregullojë vet çmimet, duhet me I rregullu me masha dhe me oferta e kërkesën në nivel vendi për produkte, industri dhe sector të caktuar. Vazhdimisht kërkesa për blerje  e përcakton edhe çmimin. Kërkesa bie automatikisht kur rriten çmimet drastike dhe paarsyeshme”, tha Avdiaj.

Ekonomisti, Besnik Avdiaj tha se inflacioni si fenomen ekonomik është ” i shëndetshëm” për ekonominë vetëm atëherë kur mbahet brenda parametrave të kontrolluar, qoftë 2-3% të vlerës aktuale.

Ai shtoi se përshkallëzimi i inflacionit sikur ka ndodhur këto vitet e fundit në Kosovë krijon “kaos” tek personat që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e saj, e që i bie ” se bjen fuqia blerëse e produkteve”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika