Policia greke ka sekuestruar eksplozivë dhe armë gjatë kontrollit në një ndërtesë apartamentesh në Athinë.
Kjo u bë pas bastisjeve në pesë lokacione dy javë më parë në Athinë ku u zbuluan eksplozivë e armë zjarri, raportoi AP.
Nuk dihet nëse këto dy raste lidhen mes vete.
Policia ka thënë se ka zbuluar 50 kilogramë eksplozivë. Po ashtu u gjetën armë të ndryshme, targa false dhe një laptop, raportoi AP.
Grupe të krimit të organizuar kanë kryer disa herë bombardime me vrasje të shënjestruara në Greqi. Në nëntor, u arrestuan disa persona pas shpërthimit në një apartament ku u vra një burrë.