Gërvalla takon Hovenier, thekson përkushtimin e Kosovës për integrime euroatlantike

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gërvalla përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se me Hovenier kanë diskutuar për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe projektet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim.

Derisa, Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin drejt integrimeve euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Madje, ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Në takimin e rregullt me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, diskutuam për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe projektet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim. Theksova përkushtimin e Kosovës për avancimin drejt integrimeve euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Shpreha gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, si një partner kyç në paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, ka shkruar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika