Katër të arrestuar nga operacioni “SIM” në Prishtinë e Mitrovicë, Policia publikon pamjet [Video]

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas veprimeve hetimore disamujore kanë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë , gjatë të cilit janë arrestuar katër persona

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se “me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshëm pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme ( përmes platformave Online)”. Në komunikatën për media thuhet se personi i katër është liruar në procedurë të rregullt.

 Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

  • dy kompjuterë,
  • rreth 10,000.00 (dhjetëmijë) euro në valuta të ndryshme,
  • tetë telefona mobilë,
  • tri vetura,
  • një motoçikletë,
  • pajisje për klonim të kartelave bankare,
  • kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale.

    Policia ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

“Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshëm pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme ( përmes platformave Online). Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare dhe pastaj të njëjtat i kanë përdorur për shërbime të ndryshme, kryesisht Online dhe fizike”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kompetent tre nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, përderisa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika