Osmani: Trashëgimia transformuese e USAID-it në çdo cep të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in për 25 vjet mbështetje të palëkundur në forcimin e institucioneve, avancimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ndihmës-administratoren e Byrosë për Evropë dhe Euroazi të USAID-it, Erin McKee. Osmani ka thënë se misioni i USAID-it ka qenë i rëndësishëm gjatë këtij çerekshekulli “në fuqizimin e të rinjve, grave, investimin dhe ndërtimin e institucioneve që mbështesin drejtësinë, barazinë dhe mundësitë për të gjithë”. 

 “Trashëgimia transformuese e USAID-it është e dukshme në çdo cep të Kosovës, nga forcimi i institucioneve deri te rritja e qëndrueshme ekonomike dhe avancimi i parimeve demokratike”, ka deklaruar Osmani, ka njoftuar Presidenca.

Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e USAID-it, përfshirë investime prej mbi 1 miliard dollarësh në fusha të ndryshme në Kosovë. Është shënuar 25-vjetori i bashkëpunimit mes USAID-it dhe Kosovës. 

“Presidentja Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të  mbështetjes së projekteve në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe projektet për fuqizimin ekonomik të grave, duke rikonfirmuar përkushtimin e Presidencës për t`i mbështetur këto projekte në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika