Kurti: Buxheti i vitit 2025 është për qytetarët dhe për zhvillimin e ekonomisë

Kryeministri Albin Kurti theksoi se buxheti i Kosovës për vitin 2025, me një vlerë prej 3.6 miliardë euro, është më i lartë se buxhetet e viteve të kaluara dhe do të mbështesë rritjen e pagave, pensioneve, si dhe ndihmën për bizneset dhe fermerët

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2025, duke theksuar se ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit dhe për ta zhvilluar ekonominë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve)”.

“Ky buxhet përmban paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit të vendit gjithashtu ka thënë se buxheti “përmban edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”.

“Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim.

Më 11 nëntor, deputetët e kishin miratuar në lexim të parë këtë projektligj.

Vlera e projektbuxhetit për vitin 2025 është 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024, që kishte vlerën 3.3 miliardë euro.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika