Vitija: Qytetarët dalin jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka theksuar se mungesa e një sistemi shëndetësor funksional në Kosovë është një nga problemet më të mëdha që prekin qytetarët.

Ai theksoi se shumë pacientë të sëmurë rëndë janë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore në vend.

Vitija shtoi se kjo çon në shpenzimin e të gjitha pasurive dhe të ardhurave të qytetarëve, duke i vënë ata përballë varfërisë.

“Mungesa e shërbimeve shëndetësore, mungesa e një sistemi shëndetësor të mirëfilltë të pakët në nivel me  rajonin e përben njërin prej problemeve kryesore të qytetarëve të Kosovës. Sëmundjet e rënda i detyrojnë qytetarët të ikin jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve në Kosovë. Shesin pasurinë e tyre. Të gjitha të ardhurat që i kanë të ia dedikojnë sëmundjes, shumë gjëra tjera që potencialisht e vënë qytetarin e Kosovës përballë varfërisë”, ka deklaruar Vitija në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika