Lajçaku me ministrin francez diskutojnë për procesin e dialogut

Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, falënderoi Francën për mbështetjen e saj të fortë në procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim në Paris me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad, ku në fokus ishte procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces,” ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Disa ditë më parë, Bashkimi Evropian ka theksuar se mungesa e progresit në dialog mund të rrezikojë perspektivën e anëtarësimit të palëve në bllokun evropian.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika