Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Ekrem Mustafa, ka mohuar zërat për një kalim të mundshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Në emisionin “Krejt n’debat”, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë diskutim konkret me këtë parti apo ndonjë tjetër.
“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Sot ka qenë seanca që e kemi votuar buxhetin, mirëpo tash është kohë fushate dhe gjithçka po qarkullon. Nuk ka pasur bisedime deri tash. Oferta ka zakonisht prej të gjitha partive, jo vetëm nga LDK-ja”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka shtuar se aktualisht nuk sheh ndonjë të papritur në të ardhmen e tij politike.
“Nga ana ime nuk besoj se do të ketë befasi, edhe nëse kalon diku tjetër, nuk besoj se është befasi”, ka deklaruar ai.