Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në kryqëzimin e rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.