Kurti: Do të rishikohet buxheti, do t’i mbështesim qytetarët

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë në Kuvend rishikimi i buxhetit të Kosovës, i cili sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në përgjigjen e tij ndaj deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rishikohet buxheti i Kosovës në mënyrë emergjente.

Sipas kryeministrit, kjo do të bëhet së shpejti, pasi kjo do t’i ndihmojë qytetarët për ta kaluar sa më lehtë krizën ekonomike apo krizën me rritjen e çmimeve.

“Tashme e kemi sjellë në Kuvend, rishikimin emergjent të buxhetit, meqenëse është emergjent parashihet rishikimi vetëm nga Ministria e financave. Ky rishikim na hap rrugë, për të zgjeruar mbështetjen për qytetarët për ta kaluar sa më lehtë krizën”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për ligjin e pagave, që sipas tij, me rishikimin e buxhetit do të ndahen mjete shtesë edhe për një ligj të tillë. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se synojnë që gjatë viteve të ardhshme të rritet buxheti për Ushtrinë e Kosovës.

“Kurdo që miratohet do të ketë ligjin përkatës, për skemat pensionale po presim miratimin e ligjit me bankën botërore, për ushtrinë e kemi rritur buxhetin dhe do të vazhdojmë me këtë trend për ta arritur standardin e Nato-s”, ka thënë ai.

Kurti ka bërë të ditur, se Ministria e Mbrojtjes është duke hasur në disa pengesa për blerjen e armëve për FSK-në, dhe sipas tij, janë duke punuar që ta zgjidhin këtë problem.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika