Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten për ngacmim seksual ndaj një të miture në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari e ka shqetësuar viktimën për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.