Për mjedis të sigurt, KFOR-i tregon forcën në Istog

Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar aktivitete patrullimi e vëzhgimi në Istog. Ata kanë thënë se këto aktivitete janë pjesë e përditshme e misionit të tyre për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë

Batalioni i Komandës Rajonale Perëndim i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilloi një sërë aktivitetesh patrulluese dhe mbikëqyrëse në Istog.

Sipas njofitmit, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika