Arrestohen 19 të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona nën dyshimin se kanë zhvilluar lojëra të bixhozit ilegal në Prizren.

19 personat u arrestuan të premten pas mesnate në një lokal në rrugën “2 Korriku” në Prizren, ku dyshohet se po zhvillohej bixhoz i paligjshëm.

“Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një lokal, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Bastet sportive në Kosovë u mbyllën në vitin 2019, pas vendimit të Qeverisë Haradinaj. Kjo ndalesë e përgjithshme u ndërmor pas disa vrasjeve që ndodhën nëpër kazino.

Rasti është iniciuar si organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika