Ukraina humbi 40% të territorit që kontrollonte në Kurskun rus, thotë një burim

Pamje e kolonës së kamionëve të ushtrisë ruse të dëmtuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në autostradën në rrethin Sudzhansky, rajoni Kursk i Rusisë, të premten, 9 gusht 2024. (Anatoliy Zhdanov/Shtëpia Botuese Kommersant nëpërmjet AP)

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin Kursk të Rusisë, kontrollin e të cilit e pati fituar përmes një inkursioni të befasishëm në gusht, ka thënë një burim brenda ushtrisë ukrainase.

Sipas këtij burimi, Rusia i ka angazhuar rreth 59.000 trupa ushtarake në rajonin e Kurskut prej inkursionit ukrainas, i cili e pati zënë Moskën të papërgatitur pas dy vjetësh e gjysmë të nisjes së luftës në Ukrainë.

“Në fillim kemi pasur kontrollin e 1.376 kilometrave katrorë, tani ky territor është natyrisht më i vogël. Armiku është duke shtuar kundërsulmet”, ka thënë ky burim.

“Tani kontrollojmë diku rreth 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa është e përshtatshme ushtarakisht”.

Ofensiva në Kursk pati shënuar herën e parë – prej Luftës së Dytë Botërore – të nisjes së një pushtimi tokësor në Rusi nga një forcë e huaj.

Me inkursionin në Kursk, Kievi ka synuar të ndalë sulmet ruse në rajonet lindore dhe verilindore të Ukrainës, që të pamundësojë përparimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, por edhe që të rrisë pazarin në negociatat e ardhshme për paqe.

Megjithatë, forcat ruse është raportuar se janë duke avancuar në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

Burimi brenda ushtrisë ukrainase ka thënë se rreth 11.000 ushtarë koreanoverorë kanë arritur në rajonin e Kurskut për të mbështetur Rusinë, ndonëse një pjesë e tyre janë ende në fazë trajnimi.

Moska, as nuk e ka konfirmuar dhe pas mohuar prezencën e ushtarëve të Koresë së Veriut në Kursk.

Perëndimi e ka kritikuar ashpër pozicionimin e forcave koreanoveriore bashkë me ushtarët rusë në luftën kundër Ukrainës dhe ka paralajmëruar se ata mund të jenë shënjestër në sulme.

Liderë perëndimorë janë të shqetësuar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut edhe në fusha tjera.

Dy vendet janë nën sanksione të rrepta të Perëndimit. Rusia për nisje të luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, ndërsa Koreja e Veriut për programin e vet të raketave dhe armëve bërthamore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika