Rritet për 20% numri i ankesave të qytetarëve ndaj policëve të Kosovës

Mbi 1860 ankesa kanë shkuar sivjet në drejtim të Inspektoratit Policor të Kosovës nga qytetaret për zyrtarët policorë. Ndonëse nuk ka përfunduar viti, numri i ankesave është për 20 për qind më i madh sesa vitin e kaluar. Monitorues të punës së Policisë kanë vlerësime të ndryshme për arsyet e shtimit të ankesave

Inspektorati Policor i Kosovës duket se këtë vit ka pasur më shumë punë se zakonisht.

Kjo pasi krahasuar me vitin e kaluar ankesat e kosovarëve në këtë institucion ndaj zyrtarëve policor janë rritur për 20%.

Kështu bëri të ditur në emisionin Five kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj. Ai tregoi se që nga janari deri në ditët e fundit të tetorit janë regjistruar mbi 1860 ankesa, dhe sipas tij ky është numër më i madh se gjithë ankesat e vitit 2023.

Në listën e ankesave kryesojnë ato për përdorim të forcës së tepruar dhe për sjellje jo të mira nga ana e zyrtarëve policorë.

Ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli beson që rol në shtimin e ankesave kanë më shumë policët e gjeneratave të reja.

“Çdo qytetar ka të drejt të ankohet për sjelljet e policëve, në ndonjë rast mund të tejkalohet puna e tyre mirëpo mesa e vërej unë, gjeneratat e reja po mundohen të jenë më strikt, më të përpiktë dhe nuk kanë tolerancë, nuk them që nuk kanë tolerancë, por fillimi i ngarkon ata që të punojnë më shumë dhe të jenë më të pashëm në punën e tyre”, ka thënë Shaban Tasholli – Ish-kryetar i Sindikatës së Policisë.

Në ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala beson që statistikat nuk tregojnë plotësisht realitetin, pasi sipas tij, ka qytetarë që ankesën e kanë të pabazuar.

“Unë mendoj që kjo çështje do të ketë verdiktet e tyre të përcaktuar sipas normativës përkatëse, duke pasur për bazë faktin që kemi dy mekanizma një brenda Policisë së Kosovës dhe një siç, është IPK-ja e cila do t’i trajtoj këto çështje por rritja e numrit të ankesave për përdorim të forcës është më shumë perceptim se sa realitet”, ka thënë Drizan Shala – Njohës i çështjeve të sigurisë.

IPK-ja merret me hetimin e të gjitha shkeljeve të pretenduara disiplinore të zyrtarëve policorë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika