Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.
Presidenca ka njoftuar se në këtë takim Osmani ka theksuar se prezenca e NATO-s në Kosovë, përmes KFOR-it mbetet gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë.
“Ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”, ka shtuar ajo.
Ky takim është mbajtur në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ku Osmani po e përfaqëson Kosovën.
“Në takim me Admiralin Bauer, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, thuhet tutje në njoftim.