KQZ-ja tregon se deri tash kanë aplikuar afro 19 mijë votues nga jashtë

Ka mbetur edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm 2025

Valmir Elezi nga KQZ

Ka mbetur edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm 2025. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për “Kosovapress” ka treguar se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike, janë regjistruar afro 19 mijë votues nga jashtë. 

Ai tregon se në rastet kur një shtetasi i refuzohet aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, i njëjti mund të aplikojë serish.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të riaplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për ta përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi. “Që nga fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, në përgjithësi janë 2,559 aplikime që janë refuzuar, por rreth 1.290 kanë riaplikuar, duke plotësuar dokumentet që kërkohen nga KQZ apo kanë ndjekur udhëzimet që parashihen me procedurë dhe kësisoj kanë arritur të regjistrohen në listën e votuesve jashtë Kosovës. Aktualisht, në listën e aplikimeve të refuzuara janë rreth 1,270 raste. Këta persona, por edhe rastet tjera që mund të refuzohen ditëve në vazhdim, kanë të drejtë të ri-aplikojnë dhe të arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës”.

Elezi sqaron se në rastet kur aplikuesit konsiderojnë të padrejtë refuzimin për regjistrim si votues jashtë vendit, atëherë ka të drejtën e ankesës fillimisht në KQZ përmes e-mail, e më pas në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Më 29 gusht ka nisur aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare, e cila periudhë do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: të votojnë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në njërën nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja jashtë Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika