“Vrapi i Ndryshimit” shënon 25-vjetorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës [SHKK] ka vazhduar serinë e aktiviteteve sportive në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Sot, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, u organizua maratona simbolike “Vrapi i Ndryshimit”, me gjatësi rreth 2.5 kilometra. Kjo maratonë kishte për qëllim promovimin e ndryshimit, integrimit dhe rehabilitimit brenda sistemit korrektues.

Gjithashtu, ajo synonte të theksonte rëndësinë e sportit si mjet për rritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e mirëqenies fizike dhe psikologjike.

“Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, të dënuar dhe të dënuara, si dhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, ambasadave, mediave, sportit dhe muzikës. Maratona u mbështet nga Federata e Atletikës së Kosovës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në nder të kësaj ngjarjeje jubilare. Në fund, për tri vendet e para u ndanë medalje dhe mirënjohje, duke përmbyllur aktivitetin me një atmosferë festive dhe motivuese”, thuhet ne njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika