Osmani e Maqedonci diskutojnë me Bauerin e NATO-s për anëtarësimin e Kosovës

Ministri Ejup Maqedonci dhe presidentja Vjosa Osmani u takuan me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer, për të diskutuar përkushtimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit dhe rëndësinë e tij për sigurinë rajonale

Foto: Ministria e Mbrojtjes, 24 nëntor 2024.

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë që po mbahet në Halifax, Kanada, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe presidentja Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer.

Gjatë takimit, siç ka njoftuar Maqedonci, ata diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO.

Ministri Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, theksoi përkushtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të merituar në këtë organizatë:

“Rikonfirmuam orientimin e angazhimin tonë të vazhdueshëm drejtë anëtarësimit tonë të merituar në NATO, e cila përveçse është kërkesë e jona, është edhe e domosdoshme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë strategjike të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika